Nga shoku i saj i fëmijërisë, Jason Alexander u kthye në bashkëshortin e parë të Britney Spears. Por jetëgjatësia e martesës së tyre nuk zgjati përvecse 55 orë! Jason tani ka rrëfyer arsyen: ajo sipas tij, është babai imponues i këngëtares, i cili i detyroi të ndaheshin.
I riu thotë se ishin disa persona të familjes së saj që nuk i lejuan të vazhdonin lidhjen e tyre e kjo me qëllimin që i ati i Britney të mos humbiste kontrollin e financave të saj. “Disa burra veshur me të zeza, së bashku me nënën e saj dhe pjesëtarë të tjerë të familjes erdhën dhe na bënë të firmosnin një dokument nën presion për t’i dhënë fund martesës. Ne nuk donim ta anulonim. Ata na gënjyen. Ajo ishte e gjitha për të kontrolluar Britney-n dhe paratë e saj”, tha Jason, duke shtuar se këngëtarja “ka jetuar një makth shumë më keq sesa çdokush mund ta imagjinojë për shumë më gjatë sesa njerëzit e kuptojnë”.