Programi më i ri “Best-Deal” është i mbushur me vajza të showbizz-it, e kuptohet, ka diskutime për tema nga më të ndryshmet por edhe ndonjë thashethem. Ato u kapën nga kamerat pa mendje duke folur për ciftin Argjia Spanca dhe Graciano Tagani. Blogerja Ada Deda dëgjohej duke thëne se “Argjira e nisi te Topi duke rregulluar disa bluza e pastaj u bë autore e “She’s on Top” dhe prezantuese. Dilte te “E diell” në Top Channel, merrte një bluzë e priste mëngët e vishte gjasme në tre mënyra dhe kaq u bë e famshme”.
Më pas, një vajzë tjetër Keisli shprehet: “Mua më mek ky çifti Graciano me Argjirën. Më mekin shumë, bëjnë si super Vipa, i shikoj kudo“. Cifti vetë ka preferuar t`i përgjigjet me ironi këtyre komenteve. Flori Gjini i ngacmoi duke i thënë: “Ku jeni o VIP-sa, ku jeni?“, dhe të dy, Graciano e Argjia nisin e qeshin. Balerini më pas i thotë në një mesazh që në falt nuk ishte për Florin: “Ti je ai që e mban gjallë Top Channel“!