Teksa kanë kaluar shtatë javë që kur Princi Harry dhe Meghan Markle mirëpritën vajzën e tyre Lilibet, emri i vogëlushes së tyre u shtua vetëm së fundmi në faqen e rendit të trashëgimisë.
“Royal UK”, faqja e cila përfaqëson familjen mbretërore, e ka renditur Lilibet Diana të tetën në radhë për fronin mbretëror.
I pari në radhë është Princi Charles, i ndjekur më pas nga princi William dhe tre fëmijët e tij, Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis. Më pas vjen Harry i ndjekur nga djali i tij Archie dhe vogëlushja Lili.