KreuCelebrity

Në javët e fundit të shtatzënisë, Emina Çunmulaj ka dy fjalë për të birin!

Modelja e njohur Emina Cunmulaj është në javët e fundit të shtatzënisë. Pas dy vajzave, ajo dhe bashkëshorti i saj Sam Nazarian do të prindër të një djali.

Emina mes emocioneve i ka dedikuar disa fjalë të ndjera të birit, të cilat i ka ndarë me gjithë ndjekësit e saj. Përkrah të një fotografie pranë një pishine, teksa ka veshur me rroba banjo ngjyrë pink dhe duart i ka vendosur mbi barkun e rrumbullakosur, ajo shkruan, “Kemi dhe disa javë i vogli im, vetëm unë dhe ti. Dhe pastaj, bëhu gati sepse këtu është një botë e madhe që të pret dhe në të ka shumë njerëz që të duan aq shumë duke të pritur por dhe shumë gjëra që mamaja do të të mësojë teksa rritesh për t’u bërë zotëri e një njeri i sinqertë”.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF