Prej vitesh Miriam Cani dhe Arilena Ara janë dy mike zemre. Shoqëria e tyre e ngushtë ka nisur në “The voice” dhe vijon të jetë e tillë edhe sot e kësaj dite.
Së fundmi, Miriami e ka surprizuar Arilenën në mënyrën më të bukur të mudshme, duke i ka dhuruar një buqetë me trëndafila të kuq, shoqëruar me një dedikim të veçantë.
“Ne nuk ndahemi kurrë. Ndoshta në distancë, por asnjëherë me zemër. Të dërgoj gjithë dashurinë time”, shkruan Miriami. Ndërkohë Arilena e ka ndarë këtë surprizë me ndjekësit e saj teksa shkruan, “Të dua shumë e çmuara ime. Gjithmonë bashkë dashuria ime”.