Ilda, motra e Almeda Abazit ka kurorëzuar në martesë dashurinë disavjeçare me basketbollistin Kenan Sipahi.
Almeda Abazi me anë të disa videove në Instastory na tregoi pamje dhe momente nga dasma përrallore, duke e shoqëruar më një urim special për njeriun e saj të shtrenjtë. Nga pamjet e publikuara çdo gjë është e kuruar dhe e menduar në detaj, duke e kthyer në një dasmë që çdo vajzë do ta ëndërronte.
Kujtojmë që partneri i Ildës, Kenan është basketbollist shumë i njohur kosovaro-turk. Ai ka lindur në Prishtinë ku ka jetuar deri në adoleshencë, dhe më pas është zhvendosur në Turqi për karrierë. Aktualisht luan për ekipin e Fenerbahces.