KreuCelebrity

“Ngele duke kënduar në dialektin e Kosovës”, Elvana ka një përgjigje për kritikët

Elvana Gjata së fundmi ka ardhur të publiku me projekte muzikore të njëpasnjëshme. “Papa”, ishte kënga e fundit, të cilën e solli në bashkëpunim me artisten me famë botërore, Inna.

Mes komenteve të panumërta pozitive për këngëtaren, një nga ndjekësit e ka kritikuar Elvanën për përdorimin e dialektit gegë, duke shkruar, “A nuk mundesh me këndu një këngë me tekst dhe dialekt shqip se ke mbet tu këndu me tekst e dialekt të Kosovës. Gjithë kosovarët këndojnë me dialektin e tyre kurse ju starat e Shqipërisë e keni bezdi me këndu në dialektin e Shqipërisë”.

Elvana si rrallëherë ka vendosur të replikojë ndaj këtij komenti, dhe ka një përgjigje për të, “Ndaje mendjen ku e ke hallin…me shqipen a dialektin pjesë e shqipes, apo me Kosovën…dmth me shqipen prapë”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF