Aktorja Teuta Krasniqi ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen e 39-të, për të cilën artistja preferoi një festë të vogël e intime me njerëzit më të dashur të zemrës në shtëpinë e saj.
Pasi mori dhjetëra e qindra urime virtuale e personale, në mbyllje të datës 27 kur u duk se festa mbaroi në garazhdin e shtëpisë e priste surpriza dhe dhurata më e bukur e ditës së shënuar.
Bashkëshorti Adonisi, surprizoi jo pak partneren e tij teksa i dhuroi çelësat e një makine të re, të cilën e kishte blerë enkas për ditën e shënuar të Teutës. Një makinë e madhe në ngjyrë të bardhë e tipit “Renault Captur” e parkuar në pjesën e pasme të banesës së çiftit të njohur nga Kosova, priste të zonjën e saj.
“Ditëlindja më e bukur. Të dua Adonis, faleminderit Tara, Kaia, Astro”; ka shkruar aktorja përbri videove teksa njihet me dhuratën e saj