KreuCelebrity

Me tre femra në një dhomë hoteli; futbollisti i famshëm baba i 4 fëmijëve i kërkon falje publike familjes!

Ish- futbollisti i njohur Wayne Rooney e ka pranuar se bëri një gabim, teksa pak ditë më parë në rrjete sociale u shpërndanë disa foto të tij në dhomën e një hoteli nën shoqërinë e tre vajzave të reja.

Rooney baba i katër fëmijëve ka reguar rreth incidentit duke thënë se i vjen shumë keq për çka ndodhi dhe se i kërkon shumë falje familjes së tij për shqetësimin e shkaktuar.

“Shkova në një festë private me dy miqtë e mi. Dua t’i kërkoj falje familjes time dhe klubit për imazhet e papërshtatshme që janë shpërndarë këto ditë”; është shprehur sportisti për Sky News

Sjellja e 35 vjeçarit është dënuar ashpër edhe nga drejtues të klubit Derby County sipas të cilëve Rooney nuk mund të drejtojë grupin e futbollistëve të rinj në një kohë kur ai nuk mund të kontrollojë dot hormonet e tij. E ardhmja e Wayne në klub tashmë është në pikëpyetje të madhe dhe ekziston mundësia që ai të përjashtohet nga klubi duke qenë se si menaxher ai duhet të jetë shembulli i mirë për të rinjt.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF