Ledri Vula ka qenë i ftuar këtë të mërkurë në emisionin radiofonik “Pardon My French”, në Top Albania Radio, ku ka zbuluar detaje të reja rreth lidhjes së tij me Sara Hoxhën, duke nisur nga fakti që ata kanë 3 vite së bashku.
“Kam aq kohë me Sarën sa ka qenë pjesë në xhirimet e klipit ‘Princess Diana’. Sarën e dua shumë si njeri dhe karakteri i saj më ka bërë për vete. E kuptova që ajo është ‘the one’, pasi do doja që një vajzë si Sara të rriste fëmijën tim”,tha Ledri.
Më tej mes emocioneve ai rrëfeu se si e mori vesh lajmin e shtatzënisë. “Kur ishim në karantinë, isha me disa shokë dhe kishim pirë shumë. Të nesërmen më vjen Sara me lot në sy dhe unë thashë çfarë ka ndodhur, më nxori para eko-n, e shihja dhe nuk e besoja. Ende nuk e besoj, më ka ndrequr jetën”.