KreuCelebrity

Shakira në telashe, këngëtarja rrezikon burgun!

Shakira përballet me disa probleme jo të vogla, për të cilat mund të rrezikojë dhe burgun.

 

Këngëtarja është hedhur në gjyq, sepse nuk ka paguar taksa në vlerën 13 milionë paund ose 15.2 milionë euro. Sipas DailyMail, prokurorët spanjollë e akuzojnë 44-vjeçare për gjashtë vepra penale, duke nisur nga taksat e mospaguara në Spanjë gjatë viteve 2012, 2013 dhe 2014.

Ajo vetë është mbrojtur duke thënë se gjatë atyre viteve ka jetuar në Bahamas e nuk banonte në Spanjë. Megjithatë, gjykatësi mendon se provat kundër këngëtares së njohur janë të mjaftueshme për ta bllokuar, por ajo nuk dorezohet pa luftë e ka ndërmend ta ankimojë vendimin.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF