KreuCelebrity

Xheloze për familjen e lumtur të shoqes, estetistja i hedh foshnjen nga kati i 13-të!

17 vjet burg i dha një gjykatë në Moskë estetistes 31 vjecare Daria Shavelkina për gjestin e saj të tmerrshëm.

Xheloze ndaj shoqes së saj, 30 vjecares Yaroslava Korolyova, nënë e tre fëmijëve dhe me një jetë shumë të lumtur bashkëshortore, Shavelkina deshi t`ia shkatërronte gëzimin dhe harmoninë.

E akuzuara, konsulente e produkteve kozmetike Clarins, ishte shtatzënë në kohën kur ndodhi ngjarja. Ajo u takua me Yaroslavës për të marrë disa rroba të përdorura bebesh prej saj. Por kur shoqja nuk e kishte mendjen, ako mori vajzën dy muajshe dhe e hodhi nga dritarja. Yaroslava zbriti si e cmendur 13 kate, por e gjeti foshnjen te pajetë. Ajo ka pësuar shok dhe pati nevojë për ndihmë mjekësore. Shavelkina i tha policisë se kishte dëgjuar zëra në kokë që i thanë ta hidhte beben, por gjykata doli në përfundimin se estetitja po e sajonte “skizofreninë e saj” me qëllimin t`i shpëtonte dënimit për vrasje.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF