KreuCelebrity

Babai, djali dhe Shtëpia e Gucci-t: Gjithë çfarë duhet të dini për filmin e ri të Lady Gaga-s!

Pas një viti në Planet Chromatica, Lady Gaga ka bërë një rikthim të mirëpritur në tokë. Më konkretisht, ajo ka ndjekur kthesën e nominimit për Oscar tek “A Star Is Born”, me një rol në “House of Gucci”, duke u vënë në vendin e Patrizia Reggianit, në biografinë që Ridley Scott i bën Lady Gucci-it. Transformimi këngëtares është mbresëlënës, ashtu si dhe ai surreal Jared Leto në Paolo Gucci, për realizimin e të cilit u përdorën deri edhe proteza fytyre.

Cila është komploti tek “The House of Gucci”?

Një përmbledhje e shpejtë e historisë së shtëpisë së famshme të modës: Në 1972, Patrizia Reggiani, një vajzë e njohur në shoqërinë e lartë italiane,  u martua me Maurizio Gucci – stërnip i themeluesit të Gucci-it, Guccio Gucci.

Gjatë 15 viteve ne vijim, cifti pati dy vajza, luftoi dhe fitoi betejën e profilit të lartë për kontrollin e markës Gucci; dhe u bë pjese e tabliodëve italianë, që mbusheshin me foto të Reggianit me syze dielli të errëta dhe bizhuteri të çuditshme; ajo dukej fiks si një Elizabeth Taylor milaneze. Lady Gucci, siç e quanin shtypi, u bë e famshme për ekstravagancën e saj – duke lundruar në Karaibeve me jahtin e vet 200 metra, Creole, ose duke zbarkuar në apartamentin e saj në Kullën Olimpike të Manhatanit sa herë i prishej humori. Në kulmin e pasurisë, ajo thuhet se shpenzoi mijëra dollare vetëm për orkide. Thënia më e famshme e saj? “ Do të preferoja të qaja në një Rolls-Royce sesa të isha i lumtur në një biçikletë”!

Pastaj, në mesin e viteve ’80, Maurizio u hoq se po shkonte në një udhëtim të shkurtër biznesi në Firence – vetëm që Reggiani të zbulonte se ai e kishte braktisur përgjithmonë familjen për të dashurën e vet shumë më të re. Një tradhëti e rëndë në sytë e Reggianit, por pati edhe më keq! Disa vjet pasi çifti u nda, Maurizio i shiti markën Gucci firmës me bazë në Bahrein, Investcorp për afërsisht 190 milion dollarë – një lëvizje që erdhi si pasojë e dëshmtimeve të tij në krye të kompanisë. “Unë ende ndihem si Gucci – në fakt, më Gucci nga të gjithë”, tha Reggiani për La Repubblica në vitin 2014, si për të treguar sa ngushtësisht e shihte identitetin e saj më shtëpinë e modës. 27 marsin e vitit 1995, një vrasës me pagesë qëlloi për vdekje 46-vjeçarin Maurizio në hollin e zyrës së tij në Milano – duke nxitur një hetim për vrasjen e tij që do të duhej me vite për tu zgjidhur, pavarësisht se dyshimet që në fillim ranë mbi ish bashkeshorten. Në fund, Vejusha e Zezë, sic e quajti shtypi vendas, mori një dënim prej 26 vitesh burg për rolin e saj në këtë vdekje, por pavarësisht kësaj vazhdoi të pretendonte pafajësinë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF