Për të frenuar pandeminë, ministri i Shëndetësisë në Itali, Roberto Speranza ka firmosur së fundmi rregullat e reja, ku vihet re se vendet të cilat nuk janë pjesë e Bashkimit Europian, por që nuk bëjnë pjesë në vendet e riskut të lartë të rrezikshmërisë, si Shqipëria apo Kosova, do të lejohen të futen në Itali, duke respektuar një karantinë 5-ditore.
Udhëtarët duhet të kenë përpara fluturimeve me avion, apo lundrimeve me anije, një tampon negativ i bërë jo më shumë se 72 orë para nisjes. Për fëmijët deri në moshën 6 vjeç nuk është e detyrueshëm kryerja e tamponit.
Ndërkohë udhëtimi me makinë private në territorin për një periudhë më shumë se 36 orë nuk e bën të detyrueshme karantinimin 5-ditor.