KreuCelebrity

Produksioni hoqi kryqin nga klipi; Capital T rregullon gabimin

Capital T u kritikua nga ndjekësit e tij, pasi në videoklipin e tij më të ri “Buzëqeshje” u vu re se mungonte kryqi në Katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër. Për këtë reperi bëri një sqarim publik, ku theksoi se kjo gjë nuk ishte bërë me kërkesë nga ana e tij, por thjesht ishte një gabim i produksionit.

Së fundmi në rrjetin e tij social Instagram, ai ka zhvilluar një videolive ku ka mirëpritur gjitha kritikat, sugjerimet e vlerësimet nga gjithë ndjekësit e tij. Ndërkohë që pak më parë njoftoi se kryqi është rikthyer në videoklip, teksa i ka kërkuar edhe njëherë ndjesë të sinqertë të gjithëve.

“Klipi “Buzëqeshje” është kthyer në versionin kthy origjinal të tij pa gabime edhe me kryqin në vendin e vet. Edhe njëherë kërkoj falje për krejt situatën e krijuar. Shumë respekt e dashuri për gjithë shqiptarët e mi anë e mbanë botës pa dallime fetare apo  lloji, shijojeni këngën. Ju do Kapo”, ka shkruar ai.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF