KreuCelebrity

Me një puthje pasionante në buzë, Dojna shpreh krenarinë për Vlashentin!

Për tre ditë më radhë do të mbahet në qytetin e Shkodrës festivali kushtuar muzikës Jazz organizator dhe ideator i së cilit është këngëtari Vlashent Sata. Sigurisht që mbështetja më e madhe e artistit është partnerja Dojna Mema e cila ka qenë prezente në natën e parë të zafestival.

Teksa ka ndjekur performancat e të dashurit në prapaskenë moderatorja si rrallëherë ka ndarë një foto intime të çiftit duke u puthur bashkangjitur me një dedikim krenarie drejtuar Vlashentit.

“Jam krenare më shumë se kurrë për ty dhe frymën që i dhe Shkodrës, e jo vetëm”, shkruan Dojna.

Dyshja e njohur ka zgjedhur që romancën e tyre të mos e mbajnë private pasi shpesh Dojna dhe Vlashenti postojnë foto e video në rrjete sociale nga përditshmëria e tyre.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF