Gjithçka mund të përshkruhet si një ëndërr e keqe. Të paktën kështu ishin për të gjithë turistë ato pak orë, pas shpërthimit të disa vatrave të zjarrit në Bodrum, në disa kodra sipër hoteleve luksoze të zonës. Gjithçka u përshkrua në mediat vendëse e më pas edhe në të tjerat që e ndoqën operacionin, ishte një makth i cili përfundoi brenda pak orëve.
Shumë shpejt, vatrat e zjarrit falë ndërhyrjeve të bëra në kohë, u shuan dhe turistët i janë rikthyer pushimit të tyre të qetë.
Siç raportojnë burimet pranë agjencive turistike shqiptare në zonë, situata në Bodrum është normalizuar që nga nata e mbrëmshme. Edhe hotelet kryesore që kanë pritur dhjetëra turistë, mes tyre edhe shqiptarë, tashmë e kanë gjithçka nën kontroll. Po të njëjtat burime thonë për Class, se vatrat e zjarrit janë përhapur në kodër dhe nuk kanë shfaqur rrezik për të përfshirë hotelet, siç është pasqyruar në shumë media gjatë ditës së sotme.
Po kështu, hotelet si “Lujo”, “Titanic Bodrum” dhe “La Blanche” i jane rikthyer jetesës normale. Në faqet e tyre zyrtare, madje, ato bëjnë me dije se turistët i janë kthyer normalitet që prej natës së mbrëmshme.