Lei Kraja ishte e ftuar tek “Pushime On Top” , ku tregoi arsyen e largimit nga Portokalli. Moderatorja shpjegoi se nuk e gjeti veten tek aktrimi. Ajo tha se mw shumë dëshirë do të kishte ta prezantonte spektaklin sesa të bënte role aty.
“Do ishte më ndryshe nëse do isha prezantuese e ‘Portokallisë’, sesa aktore. Nuk ishte aktrimi për mua, është ndryshe kur je e ftuar për një skeç, që ta bëjnë shumë të thjeshtë. Nuk e gjeta shumë veten. Kush nuk do të donte ta prezantonte një program të tillë”, tha Lei duke shtuar se pas audicioneve, u zgjodh Fjoralba, e cila sipas saj “ka qenë zgjedhje shumë e duhur, shumë e goditur”. Po nëse një ditë do t’i propozohej një rol tjetër në “Portokalli:, a do ta pranonte? Kësaj pyetjeje, Lei iu përgjigj me siguri: “Nëse më ofrohet si mundësi, do ta konsideroj, patjetër që po. Por, nuk varet nga unë”.