Shumë pushues në Bodrum të Turqisë u përballën me një situata shumë të vështirë. Teksa vendi papritur u përfshi nga flakë, të cilat u përhapën me shpejtësi, pushuesit u detyruan të largoheshin menjëherë për t’i shpëtuar ndonjë situate tragjike.
Ndër pushuesit e shumtë që përjetuan këtë situatë të frikshme ka qenë edhe Kejvina Kthella. Po ashtu edhe këngëtarja serbe Jelena Karleusa, e cila ka rastisur në të njëjtin hotel me modelen, ku pa dashje teksa ndante me ndjekësit e saj situatën në Bodrum ka zbuluar partnerin e Kejvinës.
Në një video të publikuar nga Jelena, Kejvina shfaqet duke qarë e shqetësuar, ndërsa partneri i saj përpiqet ta qetësojë. Kjo është hera e parë që zbulohet identiteti i të dashurit të modeles, sepse këto kohë ajo është munduar që ta mbajë larg vëmendjes mediatike jetën e saj private.