KreuCelebrity

Tani, pasi lindi bebi, Aurela Hoxha nxjerr për herë të parë foto nga shtatzania (dhe barku i stërmadh)!

Pasi e mbajti të fshehtë për muaj të tërë shtatzaninë e saj, Aurela Hoxha e konfirmoi një ditë më parë ardhjen në jetë të djalit të saj, kur u shfaq me të në krahë duke e ushqyer me qumësht.

Nuk dha asnjë detaj tjetër, madje as emrin e djalit nuk e ka treguar ende, ndërsa me të njëjtin fanatizëm mban larg syve të publikut edhe partnerin. Por tani ka postuar për herë të parë një foto nga shtatzania.

“Panorama Plus” thotë se arsyeja përse është kaq e rezervuar lidhet dhe me faktin që po merret me procedurat ligjore të celebrimit dhe marrjes së rezidencës në Spanjë dhe ka qenë një sugjerim i avokates që të mos publikojë detaje nga jeta e saj private, pasi mund t’i prishin punë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF