KreuCelebrity

Çdo vajzë do ta donte një vjehërr si e Dua Lipës!

Prej ditësh Dua Lipa së bashku me familjen e saj dhe partnerin ndodhet në Shqipëri. Ata kanë zgjedhur jugun e Shqipërisë për të pushuar, ndërkohë që Dua ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa momente nga shëtitja me jaht dhe teksa lahet nën ujërat e detit Jon.

Këngëtarja me famë botërore ka marrë shumë komente në postimin e saj, ndër të cilat bie në sy edhe ai i nënës së Anwar, Yolanda Hadid. “Ju dua” ka komentuar ajo shoqëruar me emojin e një zemre të kuqe, ku i referohet Duas dhe të birit.