KreuCelebrity

Shpërthejnë zjarret në Peloponez të Greqisë, evakuohen disa fshatra!

Zjarret kanë pushtuar veriperëndimin e gadishullit të Peloponezit në Greqi, ku kanë marrë hov jashtë cdo kontrolli. Erërat në zonë kanë ndihmuar përhapjen e flakëve, me të cilat po luftojnë 100 zjarrfikes me 33 mjete ,kater avione dhe kater helikoptere. Të ushqyera dhe nga i nxehti i madh, zjarret janë kthyer në rrezik për banorët. Të paktën 4 fshatra janë evakuar.

Po kështu, është arritur të largohen në kohë edhe dhjetëra fëmijë që ndodheshin në kampe pushimi të zonës Panagopoulas si dhe turistet ne hotelet e zonës, të cilët janë tashmë në vende të sigurta.  Probleme ka pasur dhe në zonën e Patras, ku është krijuar një trafik i madh pasi të alarmuar, qindra plazhistë janë përpjekur të largohen njëkohësisht me makina nga bregdeti.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF