KreuCelebrity

Gati për plazh? Mos harroni kapelen e kashtës!

Kapelet e kashtës janë një aksesor i domosdoshëm i verës, e kanë qenë një mbrojtje e mirë kundër diellit për shekuj të tërë. Edhe pse origjina e tyre nuk dihet me saktësi, historia i kthen pas në kohë deri në civizilimet aziatike, ku përdoreshin për të mbrojtur nga rrezet e forta të diellit punëtorët nëpër fusha. Për këto kapele flitet dhe në dorëshkrimet franceze të shekullit të XV, ndërsa sipas CR Fashion Book, në 1700-tën nisën të kthehen në object adhurimi në Europë. Kuptohet, me kalimin e kohës kjo lloj kapele ka pësuar shumë ndryshime. Deri në vitet 1910, konsiderohet një aksesor për mbrojtje nga diellit por në ditët tona është më shumë se kaq, dhe arrin ta kompletojë perfekt veshjen tonë të plazhit.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF