Historitë e njohjes janë nga më të ndryshmet, por ajo e këngëtares Shkurte Gashi qenka mjaft interesantë. Në rubrikën “5 data” në “Prive”, ajo rrëfeu takimin me partnerin Albert Limanin, me të cilin sot ka një djalë. Ai që i bashkoi, ka qenë një gabim në Instagram.
“Njohja jonë ka qenë përmes kolegut tonë, Milot Llalloshit. Ai postoi një story në Instagram duke kënduar me një band. Dhe unë duke menduar se i kisha shkruar Milotit, i kisha shkruar Albertit. I shkrova: ‘Të lumtë Milot’. Pastaj më vjen një mesazh nga Albert Limani ‘Faleminderit shumë’ dhe një zemër. Dhe unë i thashë ‘të lutem më fal se doja t’i shkruaja Milotit’. Mesazhi i dytë i Albertit ishte ‘S’ka gjë faljet janë nga Zoti, mos ki dert se jam i joti’. Dhe thashë ç’më gjeti mua me të, kush e duron tani. Dhe unë e pyeta pastaj ‘çfarë do të thotë kjo?’. E më tha ‘do të thotë shumë, po nuk ka lidhje’. Atë natë Miloti më kërkoi të dilnim, po ashtu vajza e tezes. Unë përtoja, por meqë më kërkuan thashë hajde po dal dhe aty u takova për herë të parë me Albertin. Ai filloi të bënte muhabet me mua dhe vajzën e tezes, por shikimin e kishte gjatë gjithë kohës tek unë. Pastaj nisën mesazhet shoqërore dhe dashurie. Më vonë unë pa u njohur mirë me Albertin, njoftova familjen time që jam duke biseduar me një djalë. Edhe Alberti gjithashtu familjen e tij dhe ja ku jemi sot”, rrëfeu Shkurtja.