Nuk ka shumë që solli në jetë djalin e saj, dhe e shoqja e kryeministrit britanik Boris Johnon njoftoi në Instagram se është në pritje të bebit numër 2! Ky do të jetë fëmija i dytë për Carrie Johnson, dhe i shtati për Boris që ka qenë i martuar më parë.
Carrie rrëfeu në postimin e saj edhe humbjen e një fëmije më parë për shkak të një aborit spontan, që e la atë zemërthyer. “Një fëmijë do vijë në jetë në dhjetor. Në filim të këtij viti, përjetova dështimin e një foshnjeje dhe jam me fat që arrita të mbetem sërish shtatzënë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen e madhe që më dhuruat me mesazhet e eksperiencave të ngjashme”, ka shkruar ajo.



















