Turqia prej disa ditësh është përfshirë nga flakët, ku deri më tani janë shënuar 8 viktima. Bukuroshja shqiptare Almeda Abazi, e cila prej vitesh jeton në Turqi, me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram ka bërë një apel ndaj të gjitha vendeve që kanë mundësi të ndihmojnë.
“Unë po i thërras të gjitha vendet që mund të na ndihmojnë. Ne jemi të shkatërruar dhe deri më tani po ashtu u shkatërruan 112 zjarre. Ne nuk kemi mjaftueshëm avionë zjarrfikës për t’i ndaluar ato. Kemi humbur tetë persona, shumë kafshë dhe pyjet tona. Ju lutem na ndihmoni. Ne kemi nevojë për aeroplanë urgjentisht. Ne kemi vetëm një”, ka shkruar ajo përkrah një fotograie ku shihet qartë vendi i përfshirë nga flakët.