Të tregojmë sa më shumë lëkurë, për të qenë fresk dhe në modë; kjo është motoja e kësaj vere sa i përket fustaneve.
Fustani me shpinën e zbuluar është trendi më joshës i kësaj vere. Kjo pjesë sensuale e trupit të grave dhe vajzave do të zbulohet me delikatesë duke krijuat kështu trendin e sezonit të nxehtë.
Nga Givenchy, Bottega Veneta e deri tek Hermes e brande të tjera të cilët kanë thënë fjalën e tyre sa i përket këtij trendi, këto 6 modele fustanesh janë gjithçka ju duhet këtë verë.