KreuCelebrity

Një fëmijë i dytë për Olta Gixharin?!

Olta Gixhari u bë nënë për herë të parë gushtin e vitit të kaluar. Por aktorja paska ndërmend t`i bëjë shumë shpejt një vëlla ose motër Amarit.

Këtë Olta e zbuloi së fundi gjatë një bisede virtuale me ndjekësit. Po mendoni për një fëmijë të dytë”, e ka pyetur një ndjekës, e pyeti një prej tyre dhe ajo u përgjigj:  “Po së shpejti”. Pak kohë më parë, Olta rrëfeu se Amari erdhi në jetë me plan sepse si ajo dhe partneri e kishin dëshiruar vërtet një fëmijë. “Nuk mora shumë kile. Diku tek 16-17, por në dukje isha shumë e hollë dhe barkun nuk e pata shumë të madh. Pata një shtatzëni të mbarë, edhe pse më ra muaji i 8 dhe i 9-të i shtatzënisë në korrik-gusht, periudhë shumë e nxehtë në Spanjë. Por nuk e përjetova keq, sepse kam një partner që më thotë gjithë ditën: Sa e bukur je”, tha ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF