Familja e Dua Lipës vazhdon të shijojë pushimet në Shqipëri. Këngëtarja e famshme dhe të afërmit e saj janë duke vijuar pushimet në jug të vendit, e me fotot që poston, Dua tregon se po kënaqen pamasë! Ajo është në formën e saj më të mirë fizike, dhe këtë nuk ngurron ta tregojë. Fotot e realizuara nga jahti luksoz e dëshmojnë këtë mjaft qartë, ndërsa neve na “mbetën sytë” edhe tek rrobebanjot dhe fustani i shkurtër shumëngjyrësh i plazhit i puthitur pas trupit, me togzën e “artë” në mes!



















