Elvana Gjata ka qenë e ftuara speciale në emisionin e fundit për këtë sezon të “NIN”, ku foli për jetën e saj profesionale dhe atë personale. E pyetur në lidhje me këngën që ka më përzemërt nga repertori i saj i gjerë, këngëtarja si fillim u shpreh se e ka të pamundur t’i ndajë këngët. “Me i nda si me i vra,” u përgjigj ajo duke qeshur. “Nuk di, vërtet. I dua shumë, i kam si fëmijët e mi.”
Por moderatori ia doli që të merrte një përgjigje nga Elvana, duke zbuluar se një nga këngët që ajo ka më përzemërt është “Më fal”.
“Unë në fakt i kam disa këngë të preferuara nga të tuat,” tha moderatori. “Kënga ‘Më fal’ është një perlë. Gjithë jetën do të mbesë një nga këngët më të bukura dhe më të sinqerta të realizuara ndonjëherë”, shtoi ai më tej. Pas kësaj, Elvana u shpreh, “Po, mund të themi që është kënga që kam më përzemërt. Edhe unë e dua shumë ‘Më fal’. Vërtet”.