KreuCelebrity

Teksa ndiqte Lojërat Olimpike, kampioni punonte me grep në tribunë

Kjo fotografi, e cila portretizon zhytësin britanik Tom Daley, 27 vjeç, ka bërë xhiron e mediave sociale. Kampioni i notit ndërkohë që po ndiqte një prej finaleve të lojërave Olimpike, po punonte edhe me grep. Fotografia bëri xhiron e rrjetit për faktin se këtë pamje jemi mësuar ta shohim te gjyshet ose gratë në moshë, teksa ndodhen në shtëpi dhe jo në një tribunë duke parë një ndeshje.

Sipas burimeve, Daley mësoi të punojë me grep gjatë periudhës së izolimit nga Covid-19 vitin e kaluar dhe që atëherë e merr punëdoren kudo me vete, madje ka hapur edhe një faqe Instagrami, ku reklamon punën e tij dhe dalëngadalë do ta shndërrojë në biznes.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF