KreuCelebrity

“Ia la seen”, Elvana sqaron hatërmbetjen me Alketën

Elvana Gjata ishte e ftuar këtë të diel në emisionin “Nin”, ku ndër të tjera zbuloi se lajmet që i kishin mbetur në mendje ishin, “Ia la seen Alketës”.

Lajme të cilat qarkulluan kur Elvana publikoi albumin “Çelu”, ku mes komenteve të shumta, ishte dhe moderatorja Alketa Vejsiu, e cila e komplimentonte artisten, “Me yll në ballë”, “Emocion i vërtetë”, por ajo nuk mori një falënderim nga Elvana, ndaj të shumta ishin lajmet që qarkulluan nën titullin, “Elvana ja la seen Alketës”.

 

Elvana tregoi për herë të parë të vërtetën e kësaj situate, “Kur pashë shkrimin e kuptova se çfarë kishte ndodhur se nuk e dija. Absolutisht nuk e pashë komentin e Alketës e t’ia ktheja fillonin prapë nga fillimi e pastaj thashë më mirë lëre fare”.

Përsa i përket sqarimit të kësaj çështje me moderatoren, Elvana u shpreh se nuk është diçka me shumë interes që duhet sqaruar. “Po jo se s’ka çfarë të sqaroj sa herë shkruajnë mediat, kemi dhe ne punët tona”