KreuCelebrity

“Nuk kam pirë kurrë duhan”, komediania e njohur zbulon se vuan nga kanceri

Disa vite më parë Kathy Griffin rruajti kokën në shenjë solidariteti me motrën e saj, e cila po i nënshtrohej  asokohe kimioterapisë. Aktorja e humorit ka njoftuar se tanimë ajo vetë vuan nga kanceri në mushkëri, edhe pse kurrë nuk ka pirë duhan.

“Unë duhet t’ju them diçka njerëz. Kam kancer. Unë jam gati të hyj në kirurgji për të hequr gjysmën e mushkërisë sime të majtë. Po, kam kancer të mushkërive edhe pse nuk kam pirë kurrë duhan. Mjekët janë shumë optimistë pasi është faza e parë. Unë duhet të ngrihem dhe të punoj si zakonisht në një muaj ose më pak”, ka shkruar ajo ndër të tjera.

 Gjithashtu Kathy u bën thirrje të ndjekësve të saj të mos i shmangin kontrollet rutinë dhe t`i kushtojnë shëndetit rëndësinë që i takon.

 

 

A post shared by Kathy Griffin (@kathygriffin)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF