Divorci i bujshëm i Bill dhe Melinda Gates u finalizua tre muaj pasi manjatët e Microsoft lajmëruan publikisht se martesa e tyre 27 vjeçare ka marrë fund. bilioneri 65 vjeçar dhe gruaja e tij 56 vjeç shokuan kur më dt 4 maj shkruajtën në Tëitter se martesa e tyre nuk funksionon më dhe se ata kanë marrë vendimin të shohin në drejtime të ndryshme.
Tre muaj më vonë, një gjyqtar i Gjykatës Superiore të Shtetit të Uashingtonit për King County nënshkroi divorcin të hënën e 2 gushtit. Duke qenë se çifti nuk kishin një kontratë paramartesore ata i ndanë pasuritë e tyre bazuar në një kontratë ndarjeje me kushte të panjohura.
Marrëveshja midis ish çiftit Gates, pasuria neto e të cilit vlerësohet në më shumë se 130 miliardë dollarë është ndarë që Melinda të përfitojë 65 miliardë dollarë.
Melinda gjithashtu ka treguar se do të mbajë Gates si mbiemrin e saj.