Anëtarët e familjes Gucci kanë shprehur së fundmi pakënaqësitë e tyre lidhur me filmin “House of Gucci”, i cili ka për qëllim të rikrijojë dramën e vrasjes së Maurizio Gucci.
Një nga kushërirat e Maurizios, Patrizia Gucci, është shprehur për mediat se janë vërtet të zhgënjyer nga realizimi i filmit. “Ata po vjedhin identitetin e një familje për të fituar, për të rritur të ardhurat e sistemit të Hollywoodit. Familja jonë ka një identitet, privatësi. Ne mund të flasim për gjithçka, por ka një kufi që nuk mund të kalohet” u shpreh ajo.
Gjithashtu Patrizia është përpjekur të kontaktojë bashkëshorten dhe bashkëprodhuesen e Scott në film, Giannina Facio, por nuk ka marrë ende një përgjigje.