
Anthony Barajas, një i ri i famshëm në platformën online TikTok, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra. Ai u plagos teksa një person i armatosur hapi zjarr brenda një kinemaje në Kaliforni.19-vjeçari kishte pothuajse 1 milion ndjekës në platformën TikTok, ku ngarkonte video dhe momente nga jeta e tij e përditshme.
Barajas dhe një mikeshë e tij, Riley Goodrich, po shikonin filmin “The Forever Purge” në një kinema rreth 75 kilometra nga Los Angeles kur personi i armatosur hapi zjarr. Policia ka arrestuar një të dyshuar, 20-vjeçarin Joseph Jimenez, në shtëpinë e të cilit u gjet një armë dhe prova të tjera që e lidhin atë me vendin e krimit. Edhe pse disa sende u ishin vjedhur viktimave, ky nuk duket të ketë qenë motivi i sulmit. Sipas policisë, Jimenez veproi vetëm dhe nuk dukej se i njihte dy të rinjtë.