The Weeknd së fundmi ka treguar se dëshiron që në të ardhmen të bëhet baba, edhe pse ndonjëherë mendon se nuk do që të krijojë familje. Ai shprehet i bindur se të bërit prind është diçka që do ta bëjë realitet. “Përfundimisht dua të kem një familje. E di që them nuk dua, por e di që dua. Dua fëmijë”, ka thënë ai.
Ndërkohë i pyetur se pse në të shkuarën është shprehur se nuk do fëmijë, ai tha, “Mendoj se e them sepse më pëlqen trajektorja e karrierës sime. Por gjithashtu mendoj se nëse do të kem fëmijë do të më ndikoj dhe do të më frymëzoj më shumë”.