KreuCelebrity

Të kapur prej dore; Rita Ora dhe Taika Waititi shkëlqejnë në tapetin e kuq

Rita Ora dhe Taika Waititi bënë daljen e tyre të parë si çift në premierën e “The Suicide Squad” të hënën në mbrëmje.

Këngëtarja 30-vjeçare dhe regjisori, 45 vjeç, ecën dorë për dore, teksa shkëmbyen shikime plot dashuri dhe ishin shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Rita Ora kishte veshur një fustan të bardhë, flokët i kishte kapur bisht dhe si aksesorë kishte vendosur vathë diamanti, ndërkohë që Taikas kishte zgjedhur një kostum gri kombinuar me një këmishë të bardhë..