KreuCelebrity

VIDEO/ Me gotën në kokë, Dua “e djeg” me valle popullore në jug të Shqipërisë

Dua Lipa ndodhet prej disa ditësh në jug të Shqipërisë, ku po kalon pushimet me familjen dhe partnerin e saj. Ajo po shijon bukuritë e rralla të vijës bregdetare shqiptare, dhe çdo ditë ndan momente dhe imazhe me ndjekësit e saj të shumtë.

“Më trego që je shqiptar pa më thënë se je shqiptar”, ka shkruar ajo përkrah një videoje ku shihet që po kërcen valle popullore shqiptare, teksa mbi kokë mban një gotë ashtu si e do tradita.

 

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Ylli me famë botërore na i bëri zemrat mal me ardhjen e saj në Shqipëri, më pas që zgjodhi bregdetin e jugut për të pushuar, dhe vallja e sapopublikuar është padyshim qershia mbi tortë e vizitës së saj në vendin tonë.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF