Gazetari Sokol Balla disa muaj më parë u bë baba për herë të tretë. Ai dhe partnerja e tij u bekuan me një vajzë, të cilën e quajtën Brooklyn-Sayuri.
Së fundmi gazetari na ka prezantuar për herë të parë me familjen e tij të re, duke u shfaqur me bashkëshorten dhe fëmijën e tij të tretë në krahë.
Kujtojmë që lajmin për ardhjen në jetë të vogëlushes Brooklyn-Sayuri e dha vet Sokoli, “Tashmë jam me tre fëmijë, nga njëra anë ndihem i plotësuar se në familjen tonë ne kemi qenë 3 fëmijë dhe unë tani jam si babai im, me tre fëmijë. Është një ndjenjë plotësimi shumë e bukur”.