Dafina dhe Ledri, dikur kanë qenë në një lidhje me njëri-tjetrin, por sot gëzojnë një raport shumë të mirë miqësor dhe profesional. Dyshja mbrëmjen e sotme do të ndajë të njëjtën skenë në një nga klabet e Prishtinës dhe këtë lajm e ka dhënë vetë Dafina.
Në posterin që këngëtarja ka publikuar në rrjetin e saj social Instagram, ajo që bije në sy është komenti i të dashurit të Dafinës, DJ Geek. Ai ka bërë disa emoji duke paralajmëruar që atmosfera do të jetë “shpërthyese”.
https://www.instagram.com/p/CSHYoRvIUYg/?utm_source=ig_web_copy_link