Meghan Markle feston sot ditën e lindjes. Ndryshe nga 39-vjetori që e festoi në mënyrë private, këtë 40-vjetor dukesha ka vendosur të organizojë një festë të stilit hollivudian në vilën e saj. Për realizimin e festës ajo ka zgjedhur organizatoren e preferuar të Kim Kardashian dhe Oprah Winfrey.
Meghan, në këtë përvjetor, ka shumë për të treguar, nisur nga një fëmijëri e vështirë pas ndarjes së prindërve dhe braktisja e të atit, duke vijuar me jetën e saj si aktore në Hollivud, e më pas fejesa dhe martesa me princ Harryn, jeta e saj në Buckingham Palace, dhe së fundmi fillimi i një jete të re në Los Angeles.