Ata kanë dashur që viti 2020 si ndryshe nga pjesa tjetër e botës, të mbetej një vit i ëmbël dhe në kulm të pandemisë John Corbet 60 vjec dhe Bo Derek 64 vjec vendosën të martohen në fshehtësi të plotë.
Aktori 60 vjeçar ndau lajmin e bukur këtë të martë teksa ishte i ftuar në programin “The Talk” ku u shpreh:
“Rreth periudhës së krishtlindjes ne u martuam. Unë dhe Bo u martuam. Me shumë mundësi kjo është hera e parë gjatë lidhjes tonë që mbajtëm diçka kaq private. Miqtë dhe familjarët tanë e dinë, por nuk preferuam ta bënim publike. Ne më në fund pas 20 vitesh vendosëm të martoheshim dhe që viti 2020 që të gjithë urrejnë dhe nuk duan ta kujtojnë, për ne ka diçka të ëmbël”