Vesa Luma së fundmi në Instagramin e saj publikoi një lajm, ku thuhej që në Festën e Birrës në Korçë mes pjesëmarrësve do të ishte dhe këngëtari serb Goran Bregovic, i cili nga shumë shqiptarë kosovarë konsiderohet si një nga artistët që ka frymëzuar masakrat e serbëve kundër Kosovës. Këngëtarja duke mos e besuar këtë lajm shkroi në një postim: “Jam e bindur që është një dezinformatë”.
Pas kësaj ajo ka marrë një mesazh nga një ndjekës, i cili e ka shokuar artisten. Ai shkruan se shqiptarët e Kosovës duhet ta harrojnë luftën dhe tashmë të bëjnë paqe me serbët. “Pse mos të jetë i ftuar, ju kosovarët kanë ngel me paranoja, pas luftës vjen paqja. Ju edhe pse lufta ka mbaru ju zien gjaku për urrejtje, aman se ca kosovarë që kam njohur i kanë lënë serbët kot gjallë”, ka shkruar ai.
Vesa e ka ndarë këtë mesazh me të gjithë dhe përkrah shkruan: “Si ka mundësi që më vijnë qindra mesazhe si kjo… a është e mundur? Jam totalisht në shok…”.