KreuCelebrity

Emision i përditshëm në një tjetër ekran; Brunilda Lahe largohet nga Vizion Plus!

Moderatorja Brunilda Lahe që së fundmi e kishte fokusuar karrierën e saj në platformën Living, duket se për sezonin e ri që nis në shtator ka plane të reja. Këto ditë Lahe është kthyer nga pushimet dhe gushti me siguri do t’i kushtohet përgatitjes për programin e ri në të cilin do ta shohim moderatoren syshkruar.

E pyetur nga ndjekësit e saj në instagram se çfarë do të bëjë tani pas pushimeve, Lahe zbuloi se shtatori do ta gjejë me disa ndryshime në karrrierën e saj.

“Emision i ri, i përditshëm, në një tjetër ekran. Do të kemi mundësi të çmallemi”; është përgjigjur Brunilda.

Moderatorja Lahe ka preferuar të mos japë detaje të mëtejshme ndaj na mbetet të presim shtatorin për të parë se cili ekran e çfarë oferte e ka joshur Brunën për t’u larguar pas shumë vitesh nga Vizion Plus.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF