Dua Lipa prej disa ditësh po shijon pushimet në jug të Shqipërisë, së bashku me familjen dhe partnerin e saj Anwar Hadid.
Ylli botëror ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa nga vendet që ka vizituar, duke përfshirë vizitën e saj në Parkun Kombëtar të Butrintit apo edhe momente teksa kërcen muzikë popullore shqiptare me një gotë raki në kokë e shami në dorë, duke u treguar të gjithëve se është një shqiptare e vërtetë.
Mesa duket këto pushime të Duas kanë marrë edhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare, pasi së fundmi prestigjiozja “Daily Mail” i ka kushtuar një artikullit Dua Lipës, ku flet për pozat sensuale dhe veshjet e 25-vjeçares. Gazeta gjithashtu ka treguar për origjinën shqiptare të artistes dhe vendet që ajo ka vizituar.
Ndër të tjera, Daily Mail kujton se këngëtarja e shumë hiteve erdhi në Tiranë, për t’iu bashkuar nismës “Adopto një Kopsht”, pasi ndërtimi i kopshtit numër 42 në kryeqytet do të financohet nga “Sunny Hill Foundation”.



















