Për ju që keni lindur në vitet 2000’ duhet ta dini se trendi i zinxhirit në bel është një rikthim i trendit që ka zanafillën në vitet 90’.
Ndonëse ato vite ky aksesor vendosej mbi xhinset me bel të ulët, rikthimi i trendit ësshtë në forma dhe kombinime të tjera, duke nisur që nga rroba banjot e deri tek kostumet, pantallonat, bluzat ‘crop top’, të cilat marrin një pamje tejet sensuale nëse zbukurohen nga një zinxhir i hollë në bark.
Vajzat e famshme shqiptare gjithashtu nuk kanë nguruar së përqafuari këtë trend dhe në fotot e postuara në rrjetet sociale zinxhirët rreth belit të hollë rrëmbyen vëmendjen tonë.



















