KreuCelebrity

Në pritje të ëmbël, Emina Cunmulaj ndan me ndjekësit problemin që po përjeton

Emina Cunmulaj është në pritje të ëmbël. Pas dy vajzave, ajo dhe partneri i saj Sam Nazarian do të bëhen prindër të një djali.

Modelja është shumë aktive në rrjetin e saj social Instagram, dhe gjithmonë ndan me ndjekësit e saj momente nga përditshmëria e saj. Së fundmi ajo ka ndarë një “problem” që po përjeton nga rritja e barkut.

“Më duhet t’ju tregoj diçka. Rrobat e mia zyrtarisht nuk më bëjnë më, kështu që përfundova duke veshur bluzën e bashkëshortit tim dhe bokserat e tij. Kështu mund të fle rehat natën”, u shpreh ajo në një video në Instastory.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF