KreuCelebrity

“Distanca forcon dashurinë”, Dojna Mema ndan eksperiencën personale!

Dojna Mema dhe Vlashent Sata prej më shumë se 3 vitesh janë në një lidhje dashurie. E teksa në fillim të këtij viti ata bënë publike lidhjen e tyre, kanë zgjedhur që në rrjetet e tyre sociale vazhdimisht të ndajnë momente me ndjekësit e tyre në Instagram.

Të shumta janë edhe bashkëbisedimet që Dojna zhvillon me fansat e saj, të cilët janë të interesuar të dinë me tepër për marrëdhënien e tyre. Së fundmi një prej ndjekësve e pyeti Dojnën se si ka qenë lidhja e tyre në distancë. Moderatorja ka zgjedhur t’i pwrgjigjet dhe zbulon se ata nuk e kanë ndjerë shumë se takoheshin çdo 2 javë dhe gjatë pandemisë jetuan bashkë, por ajo është e bindur se distanca forcon dashurinë, dhe kwtw e thotë nga eksperienca e saj personale.

“Unë jetoj prej 3 vitesh e gjysmë një lidhje në distance. Nuk e ndiej sepse takohemi shumë shpesh. Çdo dy javë. Pandemia na ndihmoi të jetonim një vit bashke sepse u mbyllen Universitetet ku Vlashenti jep mësim në Paris dhe qëndroi në Tiranë. Distanca forcon dashurinë e vërtetë dhe jam e bindur për këtë sepse e kam provuar veteë, ka shkruar ajo.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF