Shtetet e Bashkuara të Amerikës po hartojnë një plan për ta bërë certifikatën e vaksinimit të detyrueshëm për të gjithë vizitorët e huaj.
Burime nga Shtëpia e Bardhë pritet t’i përgjigjen pozitivisht thirrjes së presidentes të KE-së, Ursula von der Leyen për të hapur dyert për vizitorët nga Europa, por vaksinimi me të dy dozat e kompanive të aprovuara në Uashington do të jetë një kusht i panegociueshëm.
Më pas të vaksinuarit që udhëtojnë drejt SHBA-së nuk do të duhet të karantinohen pas mbërritjes së tyre në Amerikë.



















